Vazhdo leximin
e shtunë, 24 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Koçeku: Të hetohet thirrja e Janko Baçevit kundër studentëve shqiptarë

Deputetja Marjana Koçeku dënon deklaratën e Janko Baçevit për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Deputetja e pavarur në Kuvendin e Shqipërisë, Marjana Koçeku, ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të kryetarit të partisë “Maqedonia e Bashkuar”, Janko Baçev, duke kërkuar reagimin e institucioneve. Sipas saj, kreu i kësaj partie pro-ruse ka nxitur dhunë ndaj studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Koçeku: Të hetohet thirrja e Janko Baçevit kundër studentëve shqiptarë
Foto: tetovasot.com

Koçeku thekson se Baçev është shprehur se studentëve shqiptarë, të cilët protestojnë për të drejtat e tyre dhe kërkojnë që provimi i jurisprudencës dhe provimet e tjera profesionale shtetërore të zhvillohen në gjuhën shqipe, duhet t'u jepen «dy-tri shuplaka edukuese dhe t’i kthejnë në shtëpi». Deputetja kërkon që kjo gjuhë të dënohet fuqishëm dhe organet kompetente të ndërmarrin veprimet e nevojshme.

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë organizuar disa protesta për mundësinë e dhënies së provimeve shtetërore në gjuhën amtare. Koçeku vlerëson se «Kjo gjuhë dhe nxitje dhune që vjen nga kryetari i një partie pro-ruse ndaj studentëve shqiptarë atje duhet dënuar fuqishëm dhe të trajtohet nga organet kompetente».

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 24 kamera →