Jeton Shasivari ndan çmimet për studentët më të suksesshëm
Ministri i Drejtësisë merr pjesë në manifestimin tradicional kushtuar studentëve me mesataren më të lartë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për studentët me mesataren më të lartë. Ngjarja është organizuar nga Forumi Rinor Islam në kuadër të manifestimit tradicional «Në gjurmët e më të mirëve».
Shasivari, i cili ushtron edhe detyrën e profesorit universitar, vlerësoi rëndësinë e kësaj nisme dhe theksoi se dija, puna, disiplina dhe përkushtimi përbëjnë vlera që meritojnë promovim në shoqëri. Sipas tij, investimi në arsim mbetet ndër shtyllat më të rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. «Një shoqëri që vlerëson dijen, ndërton një të ardhme më të drejtë», u shpreh ai, duke përgëzuar studentët për rezultatet, familjet e tyre për mbështetjen dhe organizatorët për nismën.