Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Maqedoni: Nga viti i ardhshëm nis sistemi digjitale i taksave rrugore

Maqedonia e Veriut pritet të zbatojë sistemin e ri digjital të pagesës së taksave rrugore duke filluar nga viti i ardhshëm.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Sistemi i ri modern dhe digjital i pagesës së tarifës rrugore, i njohur si “Free-Flow”, pritet të nisë zbatimin e tij për herë të parë nga viti i ardhshëm. Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Koce Trajanovski, deklaroi për TVM2 se ndërmarrja po punon intensivisht për vendosjen e standardeve moderne digjitale evropiane në këtë fushë. Në fazën fillestare, ky model do të zbatohet si projekt pilot dedikuar automjeteve të rënda, respektivisht kamionëve, përmes identifikimit të targave nga kamerat e specializuara dhe pajisjeve elektronike TAG, duke shmangur ndalimin fizik në pikat e pagesës.

Maqedoni: Nga viti i ardhshëm nis sistemi digjitale i taksave rrugore
Foto: shenja.tv

Trajanovski tha se ky sistem për kamionët synon të parandalojë shmangien e pagesës së tarifës rrugore, duke marrë si shembull lëvizjen e mjeteve nga autostrada në afërsi të Idrizovës nëpër rrugën rajonale përmes Petrovecit dhe Rzhaniçinos deri në Katllanovë, veprim që dëmton rrugët dhe rrezikon sigurinë e banorëve. Krahas kësaj, sistemi “Free-Flow” planifikohet të vendoset paralelisht edhe në Milladinov, ku aktualisht mungon sistemi TAG.

Modeli i ri fillimisht do të shtrihet në rrugët e reja shtetërore që lëshohen në përdorim, ndërsa në fazë të mëvonshme parashikohet të përfshijë Korridorin 10 dhe drejtimin për në Tetovë. Sipas Trajanovskit, ende nuk mund të flitet nëse ndryshimi do të jetë më i lirë apo më i shtrenjtë për qytetarët, ndërkohë që modele të ngjashme tashmë po testohen pjesërisht në Serbi, kurse Kroacia ka avancuar më shumë në zbatimin e tyre.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Vërmicë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme