Malaj: Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro dhe 30% shkon për mbrojtjen sociale
Ministri prezantoi prioritetet ku 250 milionë euro parashikohen për pensionet dhe bonusin.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Buxheti për vitin 2027 arrin për herë të parë vlerën e 10 miliardë eurove, me fokus mbështetjen e qytetarëve dhe mbrojtjen sociale. I ftuar në emisionin «Real Story», ministri prezantoi prioritetet kryesore duke bërë të inkuadruar faktin se 30 për qind e fondeve do të dedikohen për mbrojtjen sociale.
Sipas Malajt, për pensionet janë parashikuar 250 milionë euro, ku një pjesë e konsiderueshme do të shkojë për indeksimin e tyre. «Buxheti ka në fokus qytetarët, mbështetjen e qytetarëve, por ajo që bën këtë buxhet të ndryshëm nga buxhetet e mëparshme është se e bëjmë për herë të parë buxhetin në 10 miliardë euro», u shpreh ai në ABC News.
Projektbuxheti përfshin gjithashtu dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët, i planifikuar të zbatohet gradualisht përgjatë tre viteve të ardhshme me dyfishimin e bonusit në vitin 2028. «Bonusi që do të marrin tani në 2027-ën, do t’u dyfishohet në vitin 2028», shtoi ministri.