Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Bankat do të kenë akses në të dhënat shtetërore me projektligjin e ri

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hedhur për konsultim publik projektligjin që u lejon subjekteve financiare verifikimin e të dhënave të klientëve në regjistrat shtetërorë.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hartuar projektligjin «Për bazat e të dhënave shtetërore», i cili u njeh për herë të parë personave fizikë dhe juridikë privatë të drejtën e aksesimit të regjistrave shtetërorë. Kjo e drejtë do t'i jepet vetëm subjekteve të licencuara që ushtrojnë veprimtari bankare ose financiare, duke u mundësuar atyre verifikimin e drejtpërdrejtë të të dhënave të klientëve pa pasur nevojë që qytetarët të sigurojnë dokumente nga institucionet publike.

Bankat do të kenë akses në të dhënat shtetërore me projektligjin e ri
Foto: report.al

Sipas relacionit shoqërues, kuadri aktual nuk ofron mekanizma të tillë, gjë që i detyron institucionet të mbështeten te dokumentacioni i paraqitur nga klientët, duke sjellë procedura më të gjata, kosto më të larta dhe rrezik falsifikimi. Projektligji përcakton se institucionet financiare do të kenë vetëm të drejtën e leximit, pa mundur t'i shtojnë, ndryshojnë apo fshijnë të dhënat, ndërsa aksesi do të kushtëzohet nga pëlqimi i klientit dhe do të lejohet vetëm për qëllimin e përcaktuar. Çdo veprim do të regjistrohet dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit do të kontrollojë ligjshmërinë e tij.

Për shkeljet dhe përdorimin e të dhënave përtej pëlqimit, projektligji parashikon gjoba nga 1 milion deri në 10 milionë lekë. Këto ndryshime shoqërohen edhe me një projektligj tjetër për qeverisjen elektronike, që parashikon tarifa për aksesin privat, niveli i të cilave do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa kostot e lidhjes teknike do të përballohen nga vetë subjektet private. Qeveria do të ketë një afat prej tre muajsh nga hyrja në fuqi për të miratuar rregullat e zbatimit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 23 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme