Buxheti 2027, Balla: Jemi socialistë dhe parimi ynë nuk negociohet
Taulant Balla u shpreh në Vorë se projektbuxheti mbështetet te taksimi i ndershëm ku kush fiton më shumë, paguan më shumë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, mori pjesë në një takim të mbajtur në Vorë për prezantimin e Projektbuxhetit 2027 për Bashkinë e Vorës. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal te parimi i taksimit të ndershëm, duke e cilësuar buxhetin e ardhshëm si më të madhin në historinë e Shqipërisë dhe duke theksuar se ai mbështetet te kontributi më i lartë i atyre që kanë të ardhura më të mëdha.
Balla u shpreh se «Ne jemi socialistë. Si të tillë, kemi një parim: kush fiton më shumë, paguan më shumë. Kush paguhet më pak, paguan më pak ose aspak. Tani, ata që kemi kundërshtarë të këtij buxheti duan ta kthejnë përmbys. Duan që ata që fitojnë më shumë të paguajnë më pak dhe ata që paguajnë më pak ose fitojnë më pak të paguajnë më shumë. Ne këtë nuk e pranojmë».
Sipas tij, ky parim formon njërën nga bazat e filozofisë fiskale mbi të cilën është ndërtuar projektbuxheti.