Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Rama: Shqipëria drejt BE-së, por varet nga vetë Europa

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin e Paqes në Paris, ku diskutoi për zhvillimin ekonomik, integrimin dhe sfidat e Bashkimit Europian.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin e Paqes në Paris, ku u ndal te zhvillimi ekonomik i vendit, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, si dhe te situata në Ballkanin Perëndimor bashkë me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë këtij bashkëbisedimi, ai u shpreh se nuk mund të japë premtime për një proces që nuk varet ekskluzivisht nga Shqipëria.

Rama: Shqipëria drejt BE-së, por varet nga vetë Europa
Foto: zhurnal.mk
Video · YouTube ↗

«E dini shumë më mirë se nuk premtoj dot asgjë për Europën. Unë kurrë nuk premtoj dot për gjëra që s’varen prej meje», u shpreh Rama, duke shtuar se bazuar në progresraport, Komisioni Europian ka përcaktuar vitin 2027 për punën me Traktatin e Anëtarësimit, ndërsa negociatat mund të mbyllen në fund të vitit të ardhshëm nëse gjithçka shkon mirë.

Kryeministri theksoi gjithashtu se sfida më e madhe e unionit mbetet përballja me sfidat e veta dhe me ndikimin e medias sociale. «Shpresoj që si fillim BE t’ ia dalë më sukses të shpëtojë prej vetvetes, çdo gjë tjetër do jetë në rregull për ne», u shpreh ai, duke paralajmëruar se politika evropiane rrezikon të humbasë qendrën nëse nuk përballet me këto dukuri.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme