Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për armë në Lupç
Një person është intervistuar pas të shtënave me armë në Podujevë, ku policia konfirmoi sekuestrimin e armës dhe gëzhojave.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një person është intervistuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka shtënë disa herë me armë zjarri në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës. Rasti ka ndodhur më 8 nëntor, rreth orës 10:00, sipas raportit të policisë.
Gjatë ndërhyrjes në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë konfiskuar një pistoletë me gaz dhe 15 gëzhoja. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.