Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Dhunë fizike ndaj një 20-vjeçareje në parkingun e një lokali në Ferizaj

Një e re është sulmuar fizikisht nga partneri i saj në Ferizaj, ndërsa Policia po kërkon të dyshuarin.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një e re është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj në parkingun e një lokali në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj. Pas pranimit të informatës, patrulla e Policisë ka dalë në vendngjarje, ku ka takuar viktimën, e cila ka treguar se i dyshuari ishte larguar para mbërritjes së autoriteteve. E reja është shoqëruar në Stacionin Policor, ku ka marrë trajtim mjekësor nga ekipi i emergjencës. Gjatë intervistimit në prani të Mbrojtësit të Viktimave dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale, ajo ka deklaruar se kishte bashkëjetuar me të dyshuarin për gati një vit dhe se dhuna nuk kishte ndodhur për herë të parë. Pas procedurave, viktima ka refuzuar strehimin dhe urdhrin e mbrojtjes, duke vendosur të qëndrojë te një shoqe, ndërsa i dyshuari mbetet i paarritshëm për organet e rendit dhe po kërkohet nga Policia, pasi për rastin është njoftuar edhe Prokuroria.

Dhunë fizike ndaj një 20-vjeçareje në parkingun e një lokali në Ferizaj
Foto: podujevasot.net

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme