Lëkundje tërmeti regjistrohen në Maqedoninë e Veriut pas epiqendrës në Greqi
Një tërmet me epiqendër në Greqi është regjistruar në orët e mëngjesit, duke u ndjerë në disa qytete të Maqedonisë së Veriut.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
OHËR — Një tërmet me magnitudë lokale prej 4.0 shkallësh sipas Rihterit është regjistruar nga rrjeti telemetrik sizmologjik i vendit. Sipas njoftimit të lëshuar nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, ngjarja sizmologjike është kapur në orën 08:47 përmes stacioneve të instaluara në mbarë territorin.
Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në territorin e Greqisë, rreth 140 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Tërmeti është ndier qartë nga banorët në Manastir, Ohër dhe zonat përreth, ku intensiteti i lëkundjeve është llogaritur në tre ballë ose III shkallë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



