Islami hyn në vitin e 19-të pas hekurave për rastin Alfa
Agim Islami ka nisur vitin e 19-të të vuajtjes së dënimit në rastin “Alfa”, duke ritheksuar pafajësinë dhe shpresën për liri.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Agim Islami ka hyrë në vitin e 19-të të vuajtjes së dënimit me burg për rastin «Alfa», duke vazhduar të kërkojë drejtësi dhe duke ritheksuar se është i pafajshëm për një vepër që nuk e ka kryer. Përmes një reagimi publik dhe një mesazhi emocionues, ai ka shprehur mirënjohjen ndaj familjarëve, miqve dhe dashamirëve për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë këtyre viteve.
«Kur njeriu e di që është i pafajshëm, duron gjithçka, duron me dinjitet, pa u thyer», shprehet Islami, duke shtuar se ndonëse drejtësia njerëzore e ka zhgënjyer, nuk e ka humbur besimin te drejtësia e Zotit dhe shpreson që dikush do ta korrigjojë gabimin e bërë ndaj tij. Ai ka shprehur gjithashtu shpresën se ky do të jetë viti i fundit që e kalon pas hekurave.


