Banderola me mesazh patriotik dhe parzmoret hekuri në protestën e 28 Nëntorit
Të rinjtë shfaqen me parzmore hekuri në protestën kombëtare kundër qeverisë në Tiranë, ndërsa shpaloset banderola me thirrje politike.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në protestën kombëtare kundër qeverisë të zhvilluar këtë 28 Nëntor në Tiranë, disa të rinj janë paraqitur në shesh të pajisur me parzmore hekuri, ku është stampuar flamuri kuqezi. Sipas burimeve, këto masa paraprake janë marrë për përplasjet e mundshme me policinë, e cila në protestat e tjera të studentëve ka përdorur gaz lotsjellës, ujë dhe shkopinj gome ndaj tyre.
Gjatë kësaj proteste, e cila shënon rreth gjashtë muaj prej se kanë nisur grumbullimet e përditshme të qytetarëve, është shpalosur një banderolë gjigante me mesazhin «Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne!». Në të njëjtën banderolë shkruhet gjithashtu «Rama n’burg, Berisha n’burg», ndërsa në shesh janë mbledhur qytetarë nga Tirana, qytete të ndryshme të vendit dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora për të kërkuar largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



