Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Prokuroria kërkon paraburgim për 38-vjeçarin për vrasjen në Smilkovc

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurë hetimore ndaj një personi për vrasjen e Edin Shkrijeljt pranë Liqenit të Smilkovës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

SHKUP — Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurë hetimore ndaj një 38-vjeçari, i dyshuar për veprën penale «Vrasje», sipas nenit 123, paragrafi 1 të Kodit Penal. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 21 nëntorit në afërsi të Liqenit të Smilkovës, pas një mosmarrëveshjeje të zhvilluar paraprakisht përmes një aplikacioni telefonik.

Prokuroria kërkon paraburgim për 38-vjeçarin për vrasjen në Smilkovc
Foto: shenja.tv

Sipas PTHP-së, pas konfliktit verbal, i dyshuari kishte mbërritur me automjetin e tij në rrugën anësore të Shkupit dhe kishte parkuar përballë automjetit të drejtuar nga Edin Shkrijelj. Të dy kishin dalë nga veturat për të vazhduar përplasjen, gjatë së cilës i dyshuari kishte nxjerrë armën dhe kishte goditur viktimën në këmbën e majtë, në arterien femorale. Viktima kishte ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e gjakderdhjes së madhe, kurse i dyshuari ishte larguar me makinë drejt fshatit Hasanbeg, duke e hedhur armën gjatë rrugës.

Prokurori publik i ka dorëzuar propozim gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme