Prokuroria aktivizon procedurën urgjente pas dhunës brutale ndaj gruas në Gostivar
Bashkëshorti i viktimës është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor, ndërsa ajo u dërgua në Qendrën Klinike në Shkup në gjendje të rëndë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GOSTIVAR — Prokuroria Publike ka aktivizuar procedurën për koordinim urgjent lidhur me rastin e një gruaje e cila u rrah brutalisht dhe u dërgua në Qendrën Klinike në Shkup në gjendje kërcënuese për jetën. Ekipet e Ndihmës së Shpejtë e gjetën viktimën pa vetëdije, me lëndime të rënda në kokë dhe kraharor, si dhe me deformime në fytyrë.
Në këtë procedurë janë përfshirë menjëherë policia dhe Qendra për Punë Sociale, të cilat po ndërmarrin veprime për mbledhjen e provave të nevojshme. Autoritetet bënë të ditur se kualifikimi juridik i veprës do të përcaktohet përfundimisht në bazë të provave të siguruara gjatë hetimit. Ndërkohë, bashkëshorti i viktimës është arrestuar nga organet e rendit dhe është dërguar në stacionin policor për veprime të mëtutjeshme.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


