Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

BE financon ruajtjen e legjendave dhe baladave të Vjosës

10 të rinj do të trajnohen si "gazetarë të së ardhmes" për të mbledhur dëshmi nga banorët e luginës së Vjosës.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

GJIROKASTËR — Në Universitetin "Eqrem Çabej" u prezantua projekti "Legjendat dhe Baladat e Vjosës", një nismë e financuar nga Bashkimi Evropian që synon dokumentimin dhe ruajtjen e legjendave, baladave, gojëdhënave dhe kujtesës historike të komuniteteve përgjatë lumit Vjosa.

BE financon ruajtjen e legjendave dhe baladave të Vjosës
Foto: Nemërçka Mountains from the air / Wikimedia Commons

Projekti do të shtrihet në gjashtë bashki — Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj, Gjirokastër dhe Fier — ku do të zhvillohen ekspedita kulturore në terren. Një grup prej dhjetë të rinjsh do të trajnohen si "gazetarë të së ardhmes" dhe do të angazhohen në mbledhjen e dëshmive nga banorët e luginës.

Në përfundim të projektit do të krijohet një arkiv i trashëgimisë gojore të Vjosës, ndërsa do të botohet edhe guida "Legjendat dhe Baladat e Vjosës", me synim ruajtjen e identitetit kulturor dhe promovimin e turizmit në luginën e lumit.

Burim: Top Channel
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme