Ledri Vula me bluzë me Thaçin në protestën e pestë në Prishtinë
Reperi Ledri Vula, i veshur me bluzë me fotografinë e Hashim Thaçit, iu bashkua sonte protestës në Prishtinë, ku u panë edhe Endrit Thaçi e Klestor Veseli.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
PRISHTINË — Reperi Ledri Vula është parë sonte në protestën në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë, i veshur me një bluzë me fotografinë e ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai pritet t’u drejtohet qytetarëve të mbledhur në shesh.
Në protestë u panë gjithashtu Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, dhe Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, të cilët qëndronin afër flamurit gjigant të shpalosur në shesh. Kjo është nata e pestë e protestave kundër verdiktit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 20 shtator Ledri Vula me bluzë me Thaçin në protestën e pestë në Prishtinë · ky artikull
- 12 tetor Bebe Rexha këndon me Ledri Vulën dhe Yllka Kuqin në dasmë
- 14 tetor Bebe Rexha dhe Ledri Vula shihen dorë për dore në SHBA
- 14 tetor Fotografitë e Ledri Vulës dhe Bebe Rexhës dorë për dore janë të krijuara me AI
- 15 tetor Ledri Vula pjesë e dasmës tradicionale të vëllait të Bebe Rexhës
- 7 nëntor Xhensila Myrtezaj pushon me dy fëmijët në Kapadokia pas aludimeve për Ledri Vulën