Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave
Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota pro rezolutën që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave, si dhe dhunën në familje ndaj grave dhe fëmijëve. Dokumenti vë në fokus nevojën për parandalimin e dhunës në baza gjinore, forcimin e mekanizmave institucionalë dhe sigurinë e grave, duke adresuar gjithashtu përgjegjësinë e institucioneve për mbrojtjen e viktimave pa asnjë votë kundër apo abstenim.
Përmes këtij dokumenti theksohet rëndësia e reagimit ndaj rasteve të dhunës në familje, trajtimi me seriozitet i çdo raportimi dhe marrja e masave konkrete për të parandaluar përshkallëzimin me pasoja fatale. Institucionet ngarkohen të garantojnë mbrojtjen e viktimave, të përmirësojnë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe të sigurojnë qasje në mbështetjen e nevojshme për gratë dhe fëmijët.