Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s nis vizitën dyditore në Kosovë
Komiteti Politik i Asamblesë Parlamentare të NATO-s zhvillon takime në Kuvendin e Kosovës gjatë vizitës dyditore më 28 dhe 29 tetor.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, përkatësisht i Komitetit Politik të kësaj asambleje, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë më 28 dhe 29 tetor. Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë ditës së sotme ky delegacion do të zhvillojë një sërë takimesh në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku mediat do të kenë mundësi të marrin pamje.
Agjenda e takimeve, të cilat do të mbahen në sallën 506, hapet në orën 09:05 me takimin ndërmjet delegacionit dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Më pas, në orën 10:00, është paraparë takimi me Komisionet Parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian. Ndërkaq, në orën 11:00, delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të zhvillojë një takim edhe me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvend.