Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kurti: Ministria e Brendshme jep përgjigje për uniformat e policisë

Kryeministri u pyet për raportimet se mungesa e uniformave ndikoi në shtyrjen e diplomimit të kadetëve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës do të mbahet nga ora 16:30, ku institucionit pritet t'i bashkohen mbi 300 zyrtarë të rinj policorë, ndërsa rreth 30% e tyre janë gra. Ky zhvillim vjen pasi diplomimi ishte shtyruar për shkak të raportimeve lidhur me mungesën e uniformave dhe pajisjeve për zyrtarët policorë.

Kurti: Ministria e Brendshme jep përgjigje për uniformat e policisë
Foto: epokaere.com

I pyetur rreth këtyre pretendimeve, kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë një përgjigje konkrete, duke ia lënë përgjegjësinë dikasterit përkatës. «Sa i përket furnizimit me pajisje, me uniforma, është Ministria e Punëve të Brendshme që mund t’ua jep përgjigjen e duhur mbi atë se si shkojnë proceset», ka deklaruar ai.

Megjithatë, shefi i ekzekutivit ka theksuar se buxheti për policinë është rritur vazhdimisht. Sipas tij, «kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror e qeveritar për policinë, ushtrinë, oficerin dhe uniformën sikurse tani».

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Gjilani 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme