Trajnim në Kamenicë për barazinë gjinore dhe të drejtat
Organizata Dardanapress mban trajnimin për barazinë gjinore, të drejtat e njeriut dhe parandalimin e diskriminimit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Organizata joqeveritare Dardanapress ka organizuar një trajnim kushtuar barazisë gjinore, të drejtave të njeriut dhe parandalimit të diskriminimit, me qëllim fuqizimin e grave, vajzave dhe të rinjve në jetën publike. Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të projektit të titulluar «Barazia Fillon me Edukimin – Fuqizimi i Grave dhe të Rinjve për një Shoqëri të Barabartë», i cili mbështetet financiarisht nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij organizimi janë trajtuar çështje që lidhen me përfaqësimin e grave në institucionet publike, si dhe zhvillimi i aftësive praktike në lidership, komunikim dhe vendimmarrje. Koordinatore e NJKDNJ-së dhe zyrtare për Mbrojtje nga Diskriminimi, Nazmije Demolli-Kastrati, ka ndarë përvojat nga puna në nivel lokal, duke vënë theksin te mbrojtja e shtresave më të cenueshme dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.
Në përmbyllje të punimeve janë nxjerrë disa rekomandime që përfshijnë rritjen e pjesëmarrjes qytetare, promovimin e vlerave të barazisë në çdo nivel të shoqërisë dhe organizimin e vazhdueshëm të aktiviteteve vetëdijesuese.