Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kryesia e Kuvendit mbledhjen e radhës të hënën

Kryesia e Kuvendit mblidhet për të shqyrtuar rendin e ditës për seancën e ardhshme, ku parashihet interpelancë për ministrin Arben Vitia.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën nga ora 11:00, ku ndër të tjera do të propozohet rendi i ditës për seancën e ardhshme plenare. Pikat e parapara përfshijnë miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme dhe shqyrtimin e propozimeve e kërkesave të ndryshme nga deputetët.

Kryesia e Kuvendit mbledhjen e radhës të hënën
Foto: demokracia.com

Në këtë propozim është parashikuar të mbahet interpelancë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesën e barnave onkologjike. Po ashtu, rendi i ditës parasheh një mocion përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë, ndërsa deputetët do të kenë mundësi të bëjnë deklarime jashtë rendit të ditës dhe të parashtrojnë pyetje parlamentare.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme