Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kurti pranon raportin e Institutit për Krimet e Luftës

Kryeministri pranon raportin vjetor dhe njofton për 13 mijë e 195 viktima të verifikuara gjatë periudhës 1998-2000.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin vjetor të punës së Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, për periudhën nëntor 2025 – nëntor 2026. Gjatë këtij takimi, ai ka bërë të ditur se në listën preliminare të viktimave të vrara gjatë luftës janë verifikuar 13 mijë e 195 persona për periudhën 1998–2000.

Kurti pranon raportin e Institutit për Krimet e Luftës
Video · YouTube ↗

Kurti ka përmendur gjithashtu publikimin e vëllimit të parë shkencor me 12 punime nga shtëpia botuese ndërkombëtare Routledge, organizimin e konferencës së dytë shkencore ndërkombëtare me mbi 200 pjesëmarrës, si dhe forumin e organizuar me të mbijetuarit e helmimeve të fillimit të viteve '90. Sipas tij, institucioni ka zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar përmes 21 marrëveshjeve në vitin e tretë të punës, ndërsa rezultatet e reja të përditësimit të databazës pritet të publikohen në fund të janarit të vitit 2027.

Nga ana e tij, drejtori ekzekutiv i Institutit, Atdhe Hetemi, ka theksuar se ndër rezultatet kryesore të këtij viti është lansimi i platformës për personat e vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës, duke shtuar se qytetarët në vend dhe në diasporë po kontribuojnë vazhdimisht me informacione dhe të dhëna të reja për viktimat.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme