Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Kurti pret shkencëtarin Ardian Jusufi për zhvillimin e robotikës

Profesori i Universitetit të Cyrihut, i cili doktoroi në Berkeley, u nominua së fundmi për zbulim shkencor nga fondacioni Falling Walls.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij studiuesin dhe profesorin e Universitetit të Cyrihut, Ardian Jusufi, për të diskutuar rreth mundësive konkrete për zhvillimin dhe avancimin e inteligjencës artificiale e të robotikës së frymëzuar nga biologjia në vend.

Kurti pret shkencëtarin Ardian Jusufi për zhvillimin e robotikës
Foto: Albin Kurti 2025 / Wikimedia Commons

Studiuesi Jusufi, i cili ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe studimet post-doktorale në universitetet e njohura të Kembrixhit dhe Harvardit, së fundmi u përzgjodh në listën e ngushtë të nominimeve të organizatës Falling Walls Foundation për një zbulim të rëndësishëm shkencor.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e shumta që ofron ky sektor në Evropë, si dhe hapat e parë konkretë që mund të ndërmerren për avancimin e kësaj fushe shkencore në Republikën e Kosovës përmes bashkëpunimit me shkencëtarët tanë në botë.

Kryeministri Albin Kurti theksoi se e mirëpret këtë bashkëpunim dhe e cilësoi profesorin Jusufi si një shtyllë të rëndësishme në rritjen e Kosovës në të ardhmen, si pjesëtar i mërgatës që dëshiron të kontribuojë për zhvillimin shkencor të vendit.

Burim: Ekonomia Online
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme