KQZ publikon raportin: Kaq para shpenzoi PDK-ja nga korriku deri në shtator
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet financiare të tremujorit për subjektet e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e shpenzimeve për tremujorin e tretë të vitit 2026, përkatësisht për periudhën korrik-shtator, për subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Këto raporte pasqyrojnë të dhënat financiare të partive politike për këtë periudhë në zbatim të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike.
Sipas të dhënave të bëra të ditura, Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar shpenzime në vlerë prej 212.394 eurosh përgjatë muajve korrik deri në shtator të vitit 2026. Të interesuarit mund t'i konsultojnë raportet e plota në faqen zyrtare të KQZ-së.