Musliu: PDK-ja kthyer në bisedime me VV-në, pa kërkesa për poste
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu thotë se partia është kthyer në bisedime me Vetëvendosjen me një kërkesë të vetme: procedimin e ligjit për Specialen.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se partia e saj është kthyer në tryezën e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje, duke vendosur një kauzë më të madhe mbi interesat partiake.
Në emisionin «Shoqet» mbrëmë, Musliu tha se PDK-ja nuk ka pasur kërkesa për poste politike apo për pjesëmarrje në qeveri, por vetëm një kërkesë që e cilësoi thelbësore: procedimin e ligjit për Specialen.
«Partia Demokratike e Kosovës ka dalë mbi interesat partiake, për shkak të një kauze shumë më të madhe se PDK-ja dhe secila parti tjetër në Kosovë, dhe jemi kthyer në tryezën e bisedimeve», deklaroi Musliu.
Ajo shprehu edhe bindjen për qëndrimin e Justina Shiroka-Pulës: «Jam e bindur që për asnjë çmim, Justina Shiroka-Pula s’ka me ia marrë fytyrën shtetit».