PDK-ja dhe LDK-ja braktisin seancën e Kuvendit
Deputetët e opozitës janë larguar nga salla gjatë shqyrtimit të pikës për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të BQK-së.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë mbajtjes së seancës plenare, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit, pa dhënë ndonjë sqarim për këtë largim. Largimi i tyre ndodhi pikërisht në kohën kur Kuvendi po shqyrtonte pikën e rendit të ditës për përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e lëshuan seancën në çastin kur nisi votimi për zgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së. Ndërkohë, deputetët e Vetëvendosjes po vazhdojnë procesin e votimit.