Kosova me rekord 163 sportistë në Lojërat Mesdhetare
87 meshkuj e 76 femra garojnë në 21 sporte; për herë të parë edhe katër disiplina ekipore.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
PRISHTINË — Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) njoftoi se Kosova do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 me delegacionin më të madh në historinë e pjesëmarrjes: 163 sportistë — 87 meshkuj e 76 femra — në 21 sporte.
Për herë të parë Kosova garon edhe në katër sporte ekipore: futboll me U21-të e meshkujve dhe U19-të e femrave, volejboll në të dyja konkurrencat, hendboll me meshkuj e femra dhe basketboll 3×3 për të dyja kategoritë.
Sipas njoftimit të KOK-ut, synimi i delegacionit është ta përfaqësojë vendin sa më denjësisht në arenën ndërkombëtare.
Burim: Gazeta Dukagjini
— Redaksia ZHURMA
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 4 gusht Kosova me rekord 163 sportistë në Lojërat Mesdhetare · ky artikull
- 13 tetor Kërkohet raportim i rregullt për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
- 3 nëntor Murati: Kod i veçantë buxhetor për Lojërat Mesdhetare 2030 pas votimit të buxhetit
- 9 nëntor Kurti në Paris diskuton për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
- 10 nëntor ICMG paralajmëron Ministrinë e Sportit se Lojërat Mesdhetare 2030 po rrezikohen
- 11 nëntor KOK: Prishtina ende rrezikon të humbë Lojërat Mesdhetare 2030