Kosova U19 mpositet nga Belgjika në nisje të kualifikimeve për Euro 2027
Përfaqësuesja U19 e Kosovës ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Euro 2027, duke u mposhtur 2:0 nga Belgjika në ndeshjen e luajtur në Skoci.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Përfaqësuesja U19 e Kosovës e ka nisur me humbje raundin e dytë të Ligës A kualifikuese për Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultatin 2:0. Ekipi i drejtuar nga Albert Bunjaku, i cili garon në Grupin A2 bashkë me Skocinë dhe Kazakistanin, e mbylli pjesën e parë pa gola, ndërkohë që belgët kishin pasur një mundësi shënimi në minutën e 10-të përmes penalltisë të ekzekutuar nga Mohammed El Adfaoui, e cila nuk u realizua.
Me të filluar pjesa e dytë e takimit që po zhvillohet në Skoci, belgët realizuan dy herë brenda pak minutave për të siguruar fitoren. Naim Amengai shënoi për epërsinë 1:0 në minutën e 47-të, kurse dy minuta më vonë, në minutën e 49-të, Jessie Da Silva e dyfishoi rezultatin në 2:0.
Në kuadër të këtij grupi, Kosova do të luajë ndeshjen e dytë kundër nikoqires Skocisë të shtunën, më 14 nëntor, kurse më 17 nëntor do të përballet me Kazakistanin. Tre ekipet e para nga secili grup do të vazhdojnë garën për në raundin e tretë, ndërsa shorti për atë fazë do të tërhiqet më 10 dhjetor.