Kërkohet raportim i rregullt për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
Bylbyl Sokoli propozon që Këshilli Organizativ të raportojë në mënyrë të rregullt për përgatitjet.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Anëtari i Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport, Bylbyl Sokoli, ka propozuar që Këshilli Organizativ i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” të raportojë në mënyrë të rregullt për ecurinë e përgatitjeve.
Ky propozim vjen në kuadër të angazhimeve për mbarëvajtjen dhe ndjekjen e afateve dhe aktiviteteve që lidhen drejtpërdrejt me organizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme sportive për vendin, duke kërkuar transparencë dhe njoftim të vazhdueshëm për çdo hap të ndërmarrë në këtë drejtim.