Friis: Ndeshja me Shqipërinë është finale, synojmë vendin e parë
Përzgjedhësi i Finlandës e cilëson përballjen e së mërkurës si finale në Ligën e Kombeve.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Përfaqësuesja e Finlandës do të përballet me Shqipërinë në stadiumin «Air Albania» në Tiranë, në kuadër të Grupit C1 të Ligës së Kombeve. Përzgjedhësi i finlandezëve, Jacob Friis, e ka cilësuar këtë sfidë si një finale, duke shtuar se skuadra e tij synon fitoren për të garantuar vendin e parë në grup. «Kjo ndeshje është si një finale për ne. E respektojmë kundërshtarin dhe shpresojmë që të jetë një sfidë e bukur. Por duam ta fitojmë dhe të garantojmë vendin e parë në grup. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, edhe për shkak të mbështetjes së tifozëve, por jemi përgatitur mirë», ka deklaruar Friis në konferencën për media.
Trajneri i Finlandës ka kërkuar nga skuadra e tij që të shmangë gabimet e ndeshjes së kaluar të zhvilluar në tetor, të fituar 2:1 nga finlandezët, ku kuqezinjtë kishin luajtur me një futbollist më pak që në pjesën e parë pas një kartoni të kuq. Finlandezët vijnë pas dy rezultateve zhgënjyese ndaj Bjellorusisë dhe renditen në vendin e tretë në grup, ndërsa Shqipëria mban vendin e parë. Vetëm fituesi i grupit siguron promovimin e drejtpërdrejtë në Ligën B, kurse vendi i dytë luan në «play-off».