Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Kori nga Beogradi provokon me këngë nacionaliste në Herceg Novi

Në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi, kori nga Beogradi ka interpretuar këngë nacionaliste pavarësisht rregullave.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi, kori nga Beogradi “Sveti Joakim i Ana” ka provokuar me këngë nacionaliste serbe për Kosovën. Kjo ka ndodhur pavarësisht se organizatorët, përmes një manuali, u kishin kërkuar koreve pjesëmarrëse që «të mos bëjnë interpretime me baza nacionaliste që mund të provokojnë dhe t’i bëjnë të ndihen keq pjesëmarrësit e tjerë».

Kori nga Beogradi provokon me këngë nacionaliste në Herceg Novi
Foto: Wikimedia Commons
Video · Facebook ↗

Në këtë festival po merr pjesë edhe kori “Siparantum” nga Kosova. Madje, kori “Sveti Joakim i Ana” është në të njëjtën kategori garuese me “Siparantum”. Ngjarja ka ngritur shqetësime lidhur me respektimin e rregullave të përcaktuara nga drejtuesit e këtij organizimi kulturor ndërkombëtar.

Drejtoresha e Festivalit, Nagja Karaxhiq, ka folur lidhur me situatën, duke theksuar se pjesëmarrësve u është kërkuar që të mos kenë përmbajtje nacionaliste në interpretimet e tyre. Ajo ka shtuar se nuk e ka miratuar programin, por ai është miratuar nga drejtoresha artistike, Jelena Cvetkoviq Crvenica. Sipas saj, ajo që ka ndodhur tashmë ka ndodhur, ndërsa festivali mbetet një vend për t’i bashkuar artistët dhe për të festuar bashkë me muzikë.

Ky edicion shënon edicionin e njëmbëdhjetë të këtij festivali tradicional, i cili mbledh bashkë kore dhe artistë nga vende të ndryshme për të shkëmbyer përvojat e tyre muzikore dhe kulturore në skenën ndërkombëtare.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme