Zhurma Press E Enjte · 20 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 20:31 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
20:28 Ramë Lahaj ironizon: Hapi kandidaturën si president i pavarur20:24 Protesta qytetare marshon drejt Kryeministrisë në ditën e 82-të të tubimeve20:15 Kosova dhe Shqipëria përdorin automjete blinduara amerikane20:06 Komuna e Strugës me borxh 5 milionë euro, të tjerë ende në procedurë20:04 Filip Çakuli largohet nga Fiks Fare pas 20 vitesh, Antela Lika merr drejtimin19:59 Më shumë se 25.000 vdekje nga valët e nxehtisë në katër vende evropiane në 202619:55 Nis gara e sistemeve nënujore pa pilot në TEKNOFEST Atdheu Blu19:48 Drita 180 minuta larg historisë, publikohen formacionet zyrtare19:47 Video e helikopterit në SHBA shitet si aksion në Shqipëri19:43 Oriola tërheq vëmendjen me setin e ri fotografik në bikini
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Jetesa SHQ

Kontrolle në Sarandë, gjeten shkelje në kantieret e ndërtimit

Një kontroll i beftë në Sarandë dhe Ksamil ka gjetur shkelje në kantieret e ndërtimit, duke lënë afat 10-ditor për plotësimin e kërkesave.

Redaksia ZHURMA 19:34 1 min lexim
Kontrolle në Sarandë, gjeten shkelje në kantieret e ndërtimit
FOTO · report.al Arkivi ZHURMA

SARANDË — Një kontroll i beftë është zhvilluar prej disa orësh në gjithë territorin e Bashkisë Sarandë. Përfaqësues të lartë të AZHT dhe IKMT, me mbështetjen e IMT të Bashkisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, prej mëngjesit të sotëm kanë zhvilluar kontrolle në Sarandë e Ksamil.

Kontrolleve i janë nënshtruar një sërë kantieresh ndërtimi të pajisura me leje, një pjesë e mirë e të cilave janë gjetur me shkelje apo mungesë dokumentacioni. Atyre u është lënë “Akt-Verifikimi mbi Sigurinë e Kantierit” dokument i lëshuar nga AZHT dhe IKMT me afat 10 ditor për plotësimin e të gjitha pikave të gjetura me shkelje, pasi në të kundërt do të gjobiten.

Kontroll është kryer edhe në disa pika të nxehta të dyshuara për ndërtime të paligjshme, kryesisht në zonën e Ksamilit. Pas kësaj, Drejtoresha e Përgjithshme e AZHT, së bashku me përfaqësues të IKMT dhe drejtues lokalë të IMT dhe Komisariatit të Sarandës, kanë zhvilluar një mbledhje për rreth 1 orë e 30 minuta me dyer të mbyllura në Bashkinë e Sarandës. Në mbledhje mësohet se ka marrë pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i AMP, Klevis Qose, i cili ka mbërritur në Sarandë për verifikimin e punës së Komisariatit të Sarandës pas disa denoncimeve të mbërritura në adresë të tyre por dhe për përfshirjen e uniformave blu në favorizimin e ndërtimeve pa leje.

Burimet: Report Tv (klaster 1 outlets).

Komentet