Zhurma Press E Enjte · 20 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 20:29 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
20:28 Ramë Lahaj ironizon: Hapi kandidaturën si president i pavarur20:24 Protesta qytetare marshon drejt Kryeministrisë në ditën e 82-të të tubimeve20:15 Kosova dhe Shqipëria përdorin automjete blinduara amerikane20:06 Komuna e Strugës me borxh 5 milionë euro, të tjerë ende në procedurë20:04 Filip Çakuli largohet nga Fiks Fare pas 20 vitesh, Antela Lika merr drejtimin19:59 Më shumë se 25.000 vdekje nga valët e nxehtisë në katër vende evropiane në 202619:55 Nis gara e sistemeve nënujore pa pilot në TEKNOFEST Atdheu Blu19:48 Drita 180 minuta larg historisë, publikohen formacionet zyrtare19:47 Video e helikopterit në SHBA shitet si aksion në Shqipëri19:43 Oriola tërheq vëmendjen me setin e ri fotografik në bikini
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Gara: Përfundojnë gërmimet në Kalludër, pasojnë analizat ADN

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur tha se gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut pritet të përfundojnë brenda kësaj jave.

Redaksia ZHURMA 19:35 1 min lexim
Gara: Përfundojnë gërmimet në Kalludër, pasojnë analizat ADN
FOTO · telegrafi.com Arkivi ZHURMA

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka deklaruar se procesi i gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore në Kalludër të Zubin Potokut pritet të përfundojë brenda kësaj jave.

Në këtë lokacion, javë më parë, janë identifikuar disa zona që dyshoheshin si varreza masive. Gara ka bërë të ditur se, pas përfundimit të punimeve në terren, procesi do të vazhdojë me shqyrtimin e mbetjeve mortore dhe analizat e ADN-së, të cilat do të realizohen në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Në kuptimin e gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore është çështje ditësh, në qoftë se jo sot, nesër, pra gjatë kësaj jave. Mirëpo, në kuptimin e përfundimit në tërësi si proces, pasi është faza e shqyrtimit të mbetjeve, pastaj është çështja e analizave të ADN-së, e cila është çështje e testimit në laborator që kryhet bashkë me partnerët ndërkombëtarë do të marrë pak kohë”, ka deklaruar Gara për RTK.

Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës do ta trajtojnë me prioritet të gjitha çështjet që janë në kompetencën e tyre dhe që mund të realizohen nga ekspertët vendorë. “Por, ajo që është e rëndësishme, çdo gjë që është brenda mundësive, kompetencave dhe në duart e ekspertëve të institucioneve të Kosovës do të adresohet me prioritet dhe brenda afateve optimale”, ka thënë ai.

Sipas Garës, pas përfundimit të analizave dhe identifikimit eventual të mbetjeve, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do t’i njoftojë familjet e viktimave. Ai ka bërë të ditur se më pas familjet do të kenë të drejtën të vendosin për datën dhe vendin e rivarrimit, si dhe nëse dëshirojnë që informacioni të bëhet publik.

Gara ka thënë se kjo është java e katërt e gërmimeve në Kalludër dhe sipas tij aktualisht puna është e përqendruar në lokacionin e tretë të varrezës masive. Gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut po zhvillohen pas dyshimeve se në këtë zonë mund të ketë lokacione me mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Burimet: Telegrafi; Koha.net; Lajmi.net; Ekonomia Online; Zëri (klaster 5 outlets).

Komentet