Këshilltar i kryeministrit përfshihet në rrjetin e investitorëve në Vodno
Një rrjet njerëzish dhe kompanish lidh investitorët e parcelave në Vodno me struktura qeveritare.
Një këshilltar në kabinetin e kryeministrit Hristijan Mickoski bën pjesë në rrjetin e familjeve investitore dhe kompanive që qëndrojnë prapa ndërtimeve të paralajmëruara të haciendave në lokalitetin “Barutana” në Vodno.
Hulumtimi tregon se në këtë rrjet kryqëzohen kompanitë e familjes Kostovski, ato të Goran Krstevit dhe Robert Noveskit, ndërsa lidhjet e tyre çojnë deri në struktura në Qeveri. Kompania “Energo Maksistem” në pronësi të Sanja Kostovskit ka blerë dy nga katër parcelat në “Barutana”.
Po atë ditë, nga një parcelë kanë blerë edhe kompania “International Group” në pronësi të Krstevit dhe kompania “Ensof Capital” në pronësi të Robert Noveskit. Këta investitorë lidhen mes tyre edhe përmes partneritetit afarist në kompani të tjera.
Burimet: Portalb (klaster 1 outlets).