Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Komisioni Evropian: Dialogu Kosovë-Serbi ka bërë pak përparim

Komisioni Evropian vlerëson se veprimet e njëanshme dhe retorika pengojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Komisioni Evropian vlerëson se Kosova dhe Serbia kanë shënuar pak përparim në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa procesi vazhdon të pengohet nga veprimet e njëanshme dhe retorika e palëve. Sipas raportit, Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme dhe kërkohet zbatimi i saj pa vonesa apo parakushte.

Komisioni Evropian: Dialogu Kosovë-Serbi ka bërë pak përparim
Foto: gazetablic.com

Për situatën në veri të Kosovës, e cila cilësohet si e qetë por e brishtë, përmenden veprimet policore dhe administrative ndaj strukturave të mbështetura nga Serbia, arrestimet e serbëve të Kosovës dhe refuzimi i dorëheqjeve të tërhequra nga gjyqtarët e prokurorët. Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për mungesën e koordinimit më 21 korrik dhe 28 gusht, ndërsa nga ana tjetër Serbia kritikohet për lobim kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si Këshilli i Evropës dhe Interpol.

Gjithashtu, lidhur me sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, Bashkimi Evropian thekson se «Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë hap domethënës për të siguruar përgjegjësinë për sulmin e dhunshëm të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, të kryer nga sulmues të armatosur serbë të Kosovës kundër Policisë së Kosovës.»

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme