Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kurti dhe Osborn diskutojnë hapat e parë të industrisë së mbrojtjes

Kryeministri pret gjeneralmajorin Stephen E. Osborn për të biseduar mbi modernizimin e FSK-së dhe sigurinë rajonale.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Stephen E. Osborn. Gjatë këtij takimi të zhvilluar në Zyrën e Kryeministrit, palët kanë hedhur dritë edhe te hapat e parë dhe me rëndësi të veçantë drejt zhvillimit të industrisë së mbrojtjes në vend.

Kurti dhe Osborn diskutojnë hapat e parë të industrisë së mbrojtjes
Foto: rtklive.com

Kryeministri ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e pandërprerë të Gardës Kombëtare të Ajovës në procesin e transformimit, modernizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të FSK-së. Sipas tij, partneriteti i Republikës së Kosovës është i dyfishtë, me shtetin e Ajovës dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u fokusuar në trajnime profesionale, edukim, lidership ushtarak, si dhe planifikim operacional e logjistik.

Gjatë bisedimeve është trajtuar gjithashtu situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Bashkëbiseduesit janë dakorduar për rëndësinë dhe rolin kyç që ka Republika e Kosovës në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme