Koci: Gërvalla dhe Sveçla duhet të jepnin dorëheqje morale e politike
Avokati Arianit Koci ka komentuar ngjarjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës dhe përgjegjësinë e zyrtarëve shtetërorë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila ndodhi më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës ku autor ishte kunati i saj, avokati Arianit Koci ka ftuar zyrtarët e lartë që të largohen nga pozitat e tyre. Gjatë një paraqitjeje në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ai u shpreh se ministrat Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla do të duhej të jepnin dorëheqje për shkak të funksioneve që mbajnë. «…Natyrisht, kjo quhet dorëheqje morale, dorëheqje politike, doreheqje objektive, pra doreheqje jo që ka faj por për shkak të pozicionit duhet me dhanë dorëheqje…», deklaroi ai. Koci gj fel theksoi se mungesa e llogaridhënieve vjen edhe nga fakti se qytetarët nuk kërkojnë llogari prej tyre, duke shtuar se popullata nuk është mësuar të kërkojë përgjegjësi nga politikanët.