Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:47 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:42 VLEN-i përballë rreziq ndarjeje: konflikt Mexhiti-Azizi në fazëfinale03:35 Cadillac i artë 1953 shitet për 1,275 mln dollarë, rekord ankandi03:31 Imunoterapia tregon efektivitet kundër kancerit të përparuar të prostatës03:28 Zgjedhësit kërkojnë info nga ChatGPT, por IA-ja jep përgjigje të ndryshme sipas profilit03:20 Strakosha humbet startin e Nations League për shkak të frakturës në dorë03:12 Protesta e flamingove arrin 104-tën ditë03:07 Gazetari Arbër Zeka u fejuan me atletën Gresa Bakraqi në Portofino03:01 Andin Hoti mbështet Marshin për Liri, themelon se UÇK-ja është bazë e shtetit02:55 Amir Rrahmani njofton pensionimin nga Kombëtarja e Kosovës dhe kritikon FFK-në02:52 Tuzi shënon Ditën e Komunës me ceremoninë dhe minutë heshtje
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Jetesa MKD

Klekovski pranon: Maqedonia ka vetëm tre akceleratorë onkologjikë

Vendi ka vetëm tre akceleratorë, kur standardi kërkon një për çdo 300.000 banorë.

Redaksia ZHURMA 18:52 Përditësuar 20:25 2 min lexim
Klekovski pranon: Maqedonia ka vetëm tre akceleratorë onkologjikë
FOTO · Ilustrim · Oddel za traumatologija - GOB 8 septemvri (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Pacientët me kancer në Klinikën e Radiologjisë dhe Onkologjisë në Shkup vazhdojnë të presin orë të tëra për të marrë terapinë, ndërsa ministri i ri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, ngjashëm si paraardhësit e tij, premtoi zgjidhje për problemin, shkruan Portalb.mk.

Një pacient nga Kumanova, i identifikuar si H.S., tha për Portalb.mk se çdo herë shkon në klinikë sheh të njëjtën tollovi: radhë të gjata, njerëz që shtyhen, pacientë që mezi qëndrojnë në këmbë. Sipas tij, udhëton çdo ditë nga Kumanova dhe pastaj pret orë të tëra, ndërsa “faji është i sistemit që nuk ka bërë asgjë për vite me radhë”, tha ai.

Edhe një paciente tjetër, nga Tetova, tregoi për Portalb.mk se tashmë shkon më rrallë në klinikë, vetëm për kontrolle rutinë, sepse situata nuk ka ndryshuar prej vitesh. “Me vite të tëra e njëjta situatë, pacientët presin me orë para dyerve. Duhet të ketë më ndonjë zgjidhje”, tha ajo.

Klekovski i tha Portalb.mk se plani i Ministrisë së Shëndetësisë është që terapia me barna të kalojë në barnatore. Sipas tij, vitin e kaluar u mundësua që dy tableta për kancerin e gjirit të merren në barnatore, ndërsa tani po bëhen analiza që edhe terapia për kancerin e prostatës të kalojë në tableta të marra jashtë klinikës.

Sipas ministrit, aktualisht 150 pacientë trajtohen në Tetovë përmes tabletave, ndërsa synimi është që ky numër të rritet. Në Spitalin “8 Shtatori” po kryhen analiza dhe punime për krijimin e një Reparti Onkologjik dhe një spitali ditor, ku pacientët të marrin terapinë pa udhëtuar deri në Shkup.

Klekovski pranoi edhe mungesën e akceleratorëve në vend: standardi kërkon një akcelerator për çdo 300.000 banorë, ndërsa Maqedonia e Veriut ka gjithsej tre. Ai tha se pa një decentralizim më të theksuar të trajtimit onkologjik, pritjet në Klinikën e Shkupit nuk do të zhduken, aq më tepër që numri i pacientëve aktivë rritet çdo vit.

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar se decentralizimi i shërbimeve onkologjike do të ulte pritjet për pacientët jashtë Shkupit, si dhe se Programi për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje nuk po jep rezultatet e pritura, edhe pse në vitin 2023 janë shpenzuar 22,9 milionë denarë për aktivitete skriningu.

Burim: Portalb
— Redaksia ZHURMA

Komentet