Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Kërkohet zgjidhje për kolonat e automjeteve në hyrje të QKUK-së

Vozitësit përballen me pritje të gjata çdo mëngjes pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa ekspertët dhe komuna propozojnë masa.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Çdo mëngjes në rrethrrotullimin afër hyrjes së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në drejtim të hyrjes së Prishtinës nga Veterniku, krijohen kolona të pashmangshme automjetesh. Vozitësit që kalojnë në këtë zonë të kryeqytetit përballen vazhdimisht me pritje në komunikacion dhe kërkojnë një zgjidhje për të siguruar një qarkullim më të shpejtë e më të lehtë. «Ato duhet me i lanë e me i pagu dikund më në rregull qysh është», ka thënë një qytetar.

Kërkohet zgjidhje për kolonat e automjeteve në hyrje të QKUK-së
Video · YouTube ↗

Eksperti i komunikacionit, Lavdim Hamiti, sugjeron krijimin e dy shiritave në hyrje të spitalit për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve gjatë orëve të mëngjesit kur fluksi është më i lartë. «Është e mundshme që të bëhen dy shirita në hyrje të spitalit, që të jenë dy barriera që mjetet që i kanë këtë pjesë qarkullimi, flugin e madh, në mëngjes, atëherë të kalojnë sa më shpejtë edhe nëse është e mundshme shëmbull të jetë një rrugë e veçantë vetëm për hyrje në spital», ka thënë Hamiti. Nga ana tjetër, Komuna e Prishtinës bën të ditur se ngarkesa lidhet me zhvillimin e Prishtinës së Re dhe rritjen e numrit të banorëve që qarkullojnë në këtë segment. Sipas komunës, në të kaluarën janë ndërmarrë ndërhyrje duke i zhvendosur laurat dhe pjesën e pagesave rreth 50 deri në 80 metra më në brendësi.

Pëllumb Bajqinovci, drejtor i mobilitetit, thekson se situata është plotësisht e re dhe se pritet të shihet ndikimi i hapjes së Rrugës A në lëvizshmërinë dhe lirimin e këtij segmenti të madh rrugor. Autoritetet komunale shtojnë se do të ndërmarrin hapa të mëtejshëm në përputhje me situatën në terren.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme