Sanço: Dëgjoja djalin që thërriste dhe s’e ndihmoja dot
Banori rrëfen mometet e tmerrit nga shpërthimi në Elbasan, ku mbeti një i vdekur dhe një e moshuar e pagjetur.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
ELBASAN — Banori Artur Sanço ka rrëfyer mometet e vështira dhe panikun gjatë shpërthimit në një pallat pesëkatësh në Elbasan, ku sipas informacioneve një person ka humbur jetën dhe një e moshuar rezulton e pagjetur. Sanço tregoi se dëgjonte djalin që thërriste për ndihmë nga dhoma e tij, ndërsa dera e ballkonit i kishte rënë në kokë dhe soleta e katit të tretë kishte rënë duke zënë poshtë dhomën e gjumit. Në pamundësi për të dalë nga banesa për shkak të dëmtimeve të rënda në strukturën e ndërtesës, ai u hodh nga kati i dytë dhe më pas doli në ballkon për të kërkuar ndihmë nga zjarrfikësit, pasi u kthye nga spitali. Ndërkohë, një banor tjetër ka ngritur shqetësimin se rruga që të çonte drejt pallatit ishte e bllokuar nga një ndërtim shtesë, duke penguar hyrjen e automjetit zjarrfikës.