Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje bën thirrje për barazi gjinore dhe kritikuje mentalitetin ku prindërit investojnë vetëm te djemtë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka ngritur çështjen e barazisë gjinore dhe të drejtave në pronë brenda familjeve shqiptare, duke kërkuar që vajzat të trajtohen njësoj si djemtë. Gjatë diskutimit të tij, ai ka vënë në shënjestër mentalitetin tradicional, sipas të cilit prindërit fokusohen te sigurimi i së ardhmes vetëm për djemtë, duke u blerë vetura të tipit «Mercedes», duke u ndërtuar shtëpi apo duke u siguruar banesa, ndërsa vajzat shpesh lënë anash nga këto përfitime dhe investime familjare.

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë
Foto: telegrafi.com

Musliu ka theksuar se fëmijët e të dy gjinive janë të barabartë dhe se prindërit duhet të tregojnë të njëjtin përkushtim ndaj tyre, duke përfshirë edhe trashëgiminë. Musliu thotë se «Babës kur ia fal Zoti vajzën, ai duhet me mendu për pronën e saj sikur për djalin». Tutje, deputeti ka përmendur edhe një thënie profetike për të ilustruar rëndësinë e përkushtimit dhe dinjitetit në rritjen e tyre, duke shtuar se «kush i rrit dy vajza me nder, e ka xhenetin e sigurt».

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme