Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

ASK: Mbi 21 mijë lindje dhe 1 mijë shkurorëzime në nëntë muaj

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon të dhënat për lindjet dhe shkurorëzimet nga janari deri në shtator.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 21 mijë e 136 lindje, ku 10 mijë e 993 janë meshkuj dhe 10 mijë e 143 femra, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Muaji korrik ka prin nga numri i lindjeve me 2 mijë e 691, i pasuar nga shtatori me 2 mijë e 596 dhe gushti me 2 mijë e 500, ndërsa numri më i ulët është shënuar në shkurt me 2 mijë e 002 lindje.

ASK: Mbi 21 mijë lindje dhe 1 mijë shkurorëzime në nëntë muaj
Foto: ekonomiaonline.com

Nga ana tjetër, gjatë të njëjtës periudhë nëntëmujore janë regjistruar gjithsej një mijë e 74 raste të shkurorëzimeve në vend. Numri i çifteve të shkurorëzuara ka shënuar luhatje, duke nisur me 88 raste në janar, 135 në shkurt, nga 111 në mars dhe prill, 117 në maj, 114 në qershor, ndërsa muaji korrik ka regjistruar shifrën më të lartë me 168 raste. Më pas numri ka rënë në 97 gjatë gushtit dhe është rritur në 133 raste gjatë muajit shtator.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme