KEDS njofton ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se më 04.11.2024 do të kryhen punime të domosdoshme.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PODUJEVË — Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se më 04.11.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik në disa rajone, përfshirë edhe Podujevën.
Sipas njoftimit zyrtar, në daljen 10[kV] Fshatrat 2 rryma do të ndërpritet nga ora 10:00 deri në orën 14:00 për shkak të demontimit të shtyllave, duke prekur fshatrat Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë. Punime të ngjashme dhe ndërprerje të energjisë do të ketë edhe në rajone të tjera si Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Graçanicë.