Zoja Nushi dhe Adrian Kalanderi përfshihen në përplasje verbale
Shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5 ka shënuar përplasjet e para ndërmjet banorëve, duke përfshirë Zoja Nushin dhe Adrian Kalanderin në një debat në oborr.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kanë nisur përplasjet e para ndërmjet banorëve të shtëpisë së famshme, ku në një debat të zhvilluar në oborr janë përfshirë Zoja Nushi, Adrian Kalanderi dhe Fatlum Dreshaj. Siç raportoi Zhurma më 02.11.2026, banorët e këtij formati televiziv janë përfshirë edhe më parë në debate të shoqëruara me ironi. Zojës i kishte ngelur hatri për një fjalë që konkurrenti nga Prizreni i kishte thënë, duke i kërkuar llogari gjatë diskutimeve në oborr.
Zoja iu drejtua Adrianit me fjalët: «A e di çka do të thotë me u shit, a e di çfarë po thua, a di çka do të thotë me i thënë njeriut je duke u shitur ti». Ndërkohë, ai u mundua ta injorojë dhe iu kundërpërgjigj duke e quajtur manipuluese. Ndonëse kanë kaluar vetëm pak ditë në shtëpinë e famshme, banorët po kërkojnë vëmendje përmes përplasjeve të shumta.