Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Katër ditë para mësimit, 200 mijë nxënës s’e dinë kur do t’i kenë librat

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për vonesat në sigurimin e teksteve shkollore.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit ish-drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka quajtur të papërgjegjshme Ministrinë e Arsimit për vonesat në sigurimin e teksteve shkollore, pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.

Katër ditë para mësimit, 200 mijë nxënës s’e dinë kur do t’i kenë librat
Foto: tvprizreni.net

Ajo ka thënë se kanë mbetur edhe katër ditë para fillimit të mësimit, por rreth 200 mijë nxënës të klasave 1–9 ende nuk e dinë se kur do t’i kenë tekstet shkollore, ndërsa prindërit presin subvencionet.

Lushaku-Sadriu është shprehur se ministria ka pasur muaj të tërë për t’u përgatitur dhe se ende nuk e ka caktuar as shumën e subvencionimit për librat, duke shtuar se e njëjta skenë po përsëritet tash e pesë vite.

Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 25 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme