Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Mungesa e ngrohjes ndërpren mësimin në shkollën e Kobajës

Rreth 80 nxënës të shkollës fillore në Kobajë të Prizrenit mbetën pa mësim këtë të hënë për shkak të mungesës së ngrohjes.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRIZREN — Shkolla fillore e mesme e ulët në fshatin Kobajë, e cila numëron rreth 80 nxënës, nuk ishte e gatshme t’i priste nxënësit këtë të hënë, më 2 nëntor, për shkak të mungesës së ngrohjes, ndërsa prindërit nuk ishin paralajmëruar paraprakisht për këtë ndërprerje. Përfaqësuesi i fshatit, Petrit Hoxhaj, e cilësoi situatën si shqetësuese dhe të patolerueshme për një institucion arsimor në shekullin XXI.

Mungesa e ngrohjes ndërpren mësimin në shkollën e Kobajës
Video · YouTube ↗

Përgjegjësi i shkollës, Myftiman Bislimaj, deklaroi se ndërprerja e vazhdueshme e mësimit reflekton negativisht në procesin e mësimnxënies, sidomos pas pushimit vjeshtor. Ndërkaq, drejtoresha e shkollës, Luljeta Gavazaj, njoftoi se institucioni ka bërë kërkesa të vazhdueshme për sanimin e problemit dhe se mësimi u ndërpre deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Drejtoresha komunale e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, u shpreh se po punohet maksimalisht për zgjidhjen e situatës përmes zhvendosjes së një kaldaje nga shkolla “Motrat Qiriazi”, duke shtuar se problemi pritet të rregullohet brenda dy-tri ditësh dhe se shkollat e komunës kanë rezerva të lëndës djegëse deri në furnizimin e radhës.

Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme