Kasami nderon veteranët e arsimit për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Në Qendrën Informative Kulturore në Shkup është mbajtur një manifestim ku janë ndarë mirënjohje për mësimdhënësit ndër vite.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në Qendrën Informative Kulturore në Shkup është mbajtur një manifestim kushtuar veteranëve të arsimit, në kuadër të shënimit të 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Gjatë këtij aktiviteti, bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ndau mirënjohje për mësimdhënësit që kanë kontribuar ndër vite në edukimin e brezave dhe në ruajtjen e gjuhës shqipe.
Në ngjarje u theksua roli i rëndësishëm i veteranëve në zhvillimin e arsimit shqip, si dhe përkushtimi i tyre në përcjelljen e dijes dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. Kasami u shpreh se këta mësimdhënës e kanë shndërruar arsimin në mision jetësor.
«Me dekada të tëra punë, sakrificë dhe përkushtim kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe arsimimin e brezave. Ata janë njerëzit që jo vetëm kanë përcjellë dije, por kanë kultivuar gjuhën shqipe, kanë ruajtur identitetin tonë kombëtar dhe kanë mbjellë vlera që vazhdojnë të jetojnë edhe sot!», ka shkruar Kasami.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 5 zhvillime
- 12 nëntor Hapet klasa e re e gjuhës shqipe në Bulle të Zvicrës
- 13 nëntor Nismë në Berlin për përfshirjen e gjuhës shqipe në shkolla publike
- 21 nëntor Seminar profesional për mësimdhënësit e gjuhës shqipe në Shtutgart
- 22 nëntor Inspektorati kërkon korrigjimin e tabelës në Butel për shkak të gjuhës shqipe
- 22 nëntor Kasami nderon veteranët e arsimit për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe · ky artikull
Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar