Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Vonesat në modernizimin e Kosovës B rrezikojnë prodhimin vendor

Modernizimi i termocentralit "Kosova B" po përballet me vonesa për shkak të sfidave teknike dhe logjistike.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Modernizimi i termocentralit "Kosova B", një investim prej rreth 84 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, synon të ulë ndjeshëm ndotjen dhe të rrisë prodhimin e energjisë elektrike. Megjithatë, punimet në njësinë B1 nuk do të përfundojnë brenda afatit të paraparë për 25 nëntor. Projekti ka nisur në muajin prill dhe po ballafaqohet me vështirësi gjatë zbatimit, ndërsa institucionet evropiane dhe Qeveria e Kosovës po bashkëpunojnë për tejkalimin e ngecjeve. Për sigurimin e pajisjeve të specializuara dhe angazhimin e punëtorëve shtesë në ndërrime, Bashkimi Evropian ka ndarë edhe 5.6 milionë euro shtesë.

Vonesat në modernizimin e Kosovës B rrezikojnë prodhimin vendor
Foto: rtklive.com
Video · Facebook ↗

Ekspertët paralajmërojnë se tejkalimi i afateve mund të ndikojë në uljen e prodhimit vendor dhe në rritjen e importit të energjisë elektrike, çka do të sillte shpenzime më të larta. Nga Ministria e Ekonomisë deklaruan se kjo çështje i takon aspektit menaxherial dhe operacional të Korporatës Energjetike të Kosovës. Nga ana e saj, Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se është përfituese e këtij investimi strategjik, por financimi dhe përgjegjësia kontraktuale i përkasin Bashkimit Evropian.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rr.Tirana, Prizren 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme