Mbi 3 mijë persona me diabet në Kërçovë, 900 varen nga insulina
Numër shqetësues pacientësh me diabet në Kërçovë, mes tyre fëmijë dhe gra shtatzëna; paralajmërohen matje falas.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në Kërçovë mbi 3 mijë persona jetojnë me diabet, ndërsa rreth 900 prej tyre varen nga terapia me insulinë, shifra që dëshmojnë përmasat e përhapjes së kësaj sëmundjeje. Sipas të dhënave nga sistemi «Termini im» dhe Qendra për shëndet publik në Manastir, në nivel komunal regjistrohen rreth 3000 pacientë me diabet të tipit 2, të cilët menaxhohen përmes dietave, barnave ose insulinës.
Endokrinologia Tanja Ilioska thekson se sëmundja nuk kursen grupmoshat e reja, duke përfshirë rreth 10 fëmijë nën moshën 18-vjeçare me diabet të tipit 1 që i kryejnë kontrollet në Klinikën e fëmijëve në Shkup, si dhe rreth 10 gra shtatzëna që përballen me diabet gestacional. Për të nxitur kontrollet dhe për të rritur ndërgjegjësimin gjatë muajit të luftës kundër diabetit, para objektit të Internos në Kërçovë organizohen matje falas të sheqerit në gjak për të gjithë qytetarët e interesuar.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar