Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Inspektorati kërkon korrigjimin e tabelës në Butel për shkak të gjuhës shqipe

Komunës së Butelit i është dhënë afat prej 30 ditësh për të korrigjuar tabelën e parkut të vendosur vetëm në gjuhën maqedonase.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve ka reaguar pas promovimit të një parku të qytetit në komunën e Butelit në Shkup, ku tabela në hyrje është shkruar vetëm në gjuhën maqedonase. Sipas Inspektoratit, mosvendosja e gjuhës shqipe përbën shkelje të Ligjit të Gjuhëve, prandaj komunës i është dhënë vërejtje që brenda afatit prej 30 ditësh ta korrigjojë tabelën.

Inspektorati kërkon korrigjimin e tabelës në Butel për shkak të gjuhës shqipe
Foto: rtklive.com
Video · Facebook ↗

Armend Murseli, këshilltar komunal në Komunën e Butelit, tha: «Mosrespektimi vërehet në tabelat e rrugëve, në ueb-faqen e komunës, vulat zyrtare dhe dokumentacionet. Rasti i fundit është promovimi i megaparkut, ku tabela u vendos vetëm në gjuhën maqedonase, ndonëse shqiptarët përbëjnë rreth 50 për qind të popullsisë së komunës. Ne këtë çështje e kemi ngritur edhe në seancën e fundit, por u mbivotuam nga këshilltarët maqedonas».

Arsim Idrizi, drejtor i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve në RMV, theksoi: «Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në Butel nuk mund të shpjegohet me pjesën e kriterit ligjor që është pragu prej 20 për qind, sepse, sipas regjistrimit të fundit të vitit 2021, aty jetojnë 37 për qind shqiptarë. Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve ka pranuar dy iniciativa për çështjen në fjalë, më datë 4 dhe 12 nëntor 2026, dhe menjëherë kam dhënë urdhër për inspektimin e gjendjes faktike. Procedurat vazhdojnë edhe sot që po flasim». Ndërkaq, nga ky institucion bëjnë të ditur se realizojnë rreth 200 inspektime në vit në institucionet qendrore dhe lokale për të verifikuar zbatimin e gjuhëve në praktikë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Pejton, Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme